Erling Haaland hyn në histori të Premierligës me golin ndaj Liverpoolit
Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka bërë historinë në Premierligë pak minuta më parë, kur shënoi për 1:0 ndaj Liverpoolit, për t'u bërë lojtari që jep 50 gola më së shpejti në histori të elitës angleze.
23-vjeçari e mori një pasim nga Nathan Ake dhe e çoi prapa krahëve të portierit të Liverpool, Alisson, për t'i dhënë epërsinë Cityt pas 27 minutave. Goli e çon numrin e norvegjezit deri në 50 gola në vetëm 48 ndeshje - askush nuk e ka arritur këtë moment kaq shpejt në Premierligë.
Haaland tani ka thyer rekordin e legjendës së Manchester United, Andy Cole, si më i shpejti për të arritur 50 gola në Premierligë. Cole arriti të shënonte gjysmë shekulli gola në 65 ndeshje. Haaland tani ka 70 gola për skuadrën e Pep Guardiolës në të gjitha garat, duke u nevojitur vetëm 72 ndeshje për të arritur këtë shifër.
🔵🤖 Erling Haaland scores his 50th Premier League goal in just 48 games… and he becomes the fastest any player has reached the milestone in the competition.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 25, 2023
Machine. ✨🇳🇴 pic.twitter.com/o9kLrgGf2L
