VIDEO/ HAAAAAALAND, Manchester City në epërsi ndaj Liverpoolit
Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit, në derbin anglez mes dy skuadrave të para që po zhvillohet në Etihad Stadium.
Sulmuesit të jashtëzakonshëm norvegjez, Erling Haaland, i mjaftuan vetëm 27 minuta lojë, për ta shënuar golin e parë të ndeshjes. Ishte një aksion që nuk premtoi shumë, ku Nathan Ake dribloi disa futbollistë, për të asistuar te Haaland, që me një goditje e mposhti ALisonin për 1:0.
Ky gol për Haaland është i 15-ti këtë sezon, ndërsa i pari për të kundër Liverpoolit.