Erling Haaland e humbi rastin për ta thyer rekordin e “çmendur” të Cristiano Ronaldos
Sulmuesi Erling Haaland e humbi rastin për ta thyer rekordin e Cristiano Ronaldon, për t’u bërë lojtari i parë që regjistron 100 gola për një klub në më pak ndeshje.
Norvegjezi kishte realizuar 99 gola në 103 ndeshje, duke ditur se vetëm një gol do të ishte i mjaftueshëm për ta thyer rekordin e famshëm të portugezit, i cili kishte shënuar 100 gola në 105 paraqitje për Real Madridin.
Sidoqoftë, meqenëse dështoi – tani ka nevojë të shënojë në vikend ndaj Arsenalit për ta barazuar rekordin e Ronaldos, që do të jetë paraqitja e 105-të për Cityn.
Trajneri Pep Guardiola në fakt pas ndeshjes e mbrojti lojtarin, duke pranuar se Interi bëri punë të shkëlqyer.
“Ishin gjashtë lojtarë përreth tij. Gjashtë. Tre mbrapa, tre para. Kështu arritën ta mbajnë jashtë lojës”.
“Kjo e bën të vështirë për secilin lojtar. Acerbi, Bastoni ishin pesë metra larg nga ai, pastaj Calhanoglu e Zielinski para tij. Pra ishte vështirë”.
“Provuam të përdorim hapësirat, prandaj Gundogan kishte disa shanse sidoqoftë Interi ishte më i fortë fizikisht. E dinim se Interi do të mbrohej kështu”.
Përndryshe, përballja mes Cityt e Arsenalit zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 17:30 të dielën.