Eriksen: Sulmi ‘idiot’ në zemër s'ma ka ndryshuar jetën
Christian Eriksen ka folur në hollësi rreth sulmit në zemër që e pësoi në Euro 2020, duke thënë se nuk ka ndryshuar aspak pavarësisht atij incidenti.
Mesfushori i Manchester United pësoi sulm në zemër në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020, por shpëtoi falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit të mjekëve të Danimarkës dhe ndihmës së bashkëlojtarëve.
Që prej atëherë ai ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në lojën e futbollit iu dha çmimi ‘Kthimi i vitit 2023’ në ceremoninë e zgjedhjes së Laureatëve të vitit.
Ai në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit tha: “Ka qenë një vit e gjysmë i pabesueshëm. Më ndryshoi jetën për keq, por mjekët, dhe shokët e skuadrës më kthyen. Unë isha me fat që nuk ndodhi asgjë serioze dhe kjo mund të ndodhë për fat të keq. Ajo që mësova nga kjo është se bëhet emocionale për mua kur jam rreth familjes sime. Unë isha vetvetja dhe nuk kam ndryshuar rutinën time të përditshme. E kam shijuar më shumë jetën time, gruan dhe fëmijët. Kjo është ajo çka është më ndryshe.”

Eriksen ka shpjeguar më parë ndjesinë që ai përjetoi gjatë incidentit dhe si ndihej: “Ndjeva një ngërç të vogël ne muskulin e poshtëm dhe më pas m’u errësua gjithçka. Kur u zgjova ishte sikur të zgjohesha nga një ëndërr. Nuk mbaj mend asgjë që nga momenti kur isha pa ndjenja. Isha në shpinë kur u zgjova. I ndjeva duke ushtruar forcë në mua. Kisha vështirësi të merrja frymë dhe i dëgjova mjekët duke folur. Mendova ‘nuk jam unë këtu i shtrirë, unë jam i shëndetshëm’. Mendimi im i parë ishte e kam thyer shpinën. Mendova ‘ A mundem të lëviz këmbët? Mundja të lëvizja gishtërinjët. Isha duke menduar se nuk do të luaja më. I thashë të fejuarës sime ‘Nuk do të luaj më në asnjë mënyrë’.”
Eriksen i cili është pajisur me një defibrillator i cili ia kontrollon rrahjet e parregullta të zemrës, me të cilin nuk u lejua të luante më për Interin sipas rregullave të Serie A, por u rikthye në aksion në Premierligë në Brentford dhe iu bashkua United si lojtar i lirë në verën e vitit 2022./Orselina Lazraj/