Erdhi me shumë bujë por dështoi, Roque: Njerëzit nuk më ndihmuan te Barcelona - NACIONALE

Erdhi me shumë bujë por dështoi, Roque: Njerëzit nuk më ndihmuan te Barcelona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Vitor Roque thotë se është i lumtur te Real Betisi, ngase te Barcelona askush s’e ndihmoi.

Talenti brazilian erdhi me shumë bujë vitin e kaluar te katalunasit, por që dështoi të fitojë vend qoftë nën urdhrat e Xavi Hernandezit apo Hansi Flick, kësisoj u huazua në verë te Betisi.

Në një intervistë së fundmi, sulmuesi ka deklaruar se është shumë i lumtur dhe që gjërat te Barcelona nuk funksionuan shkaku që askush nuk i ndihmoi.

Nuk lexoj shumë për Barcelonën. Jam i fokusuar te Betisi, jam i lumtur dhe nuk më intereson se çfarë thonë ata. Jam i ri, por kam pasur kohë të vështirë edhe pse gjithmonë e marrë si eksperiencë të re”.

Te Barcelona mësova për mirë dhe keq, por jam i lumtur tani te Betisi. Është vështirë të jesh aty edhe pse paguan shumë për mua, por njerëzit nuk më ndihmuan dhe ishte edhe më vështirë. Katër gola... nuk është keq. Ende s’jam i kënaqur, gjithmonë dua më shumë dhe shpresoj të realizoj edhe më shumë”.

Ndonjëherë dua që shpejtë t’i rregulloj gjërat dhe të ndihmoj bashkëlojtarët si dhe Betisin. Duhet të jem psiqikisht i qetë që gjërat të më ecin mbarë”.

19-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar nëntë paraqitje te skuadra spanjolle për La Liga, duke realizuar dy gola në proces.

Lajme të ngjashme