Enzo Maresca: Chelsea mund ta dominojë futbollin anglez
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka thënë që skuadra e tij mund ta dominojë futbollin anglez në 10 vitet e ardhshme.
Chelsea është e treta në tabelën e Premierligës, me 25 pikë, aq sa ka edhe Arsenali i vendit të dytë, pas 13 ndeshjeve që ka fituar shtatë ndeshje këtë sezon, me katër barazime dhe vetëm dy humbje.
Ndërsa ai beson se Chelsea nuk mund të garojë për titullin këtë sezon, ai tha se klubi mund të bëhet një fuqi në vitet në vijim.
“Në pesë, 10 vitet e ardhshme, për shkak të moshës, Chelsea mund të jetë një nga skuadrat që dominojnë futbollin anglez”, tha Marseca në një konferencë shtypi përpara ndeshjes të së mërkurës kundër Southampton.
"Unë mendoj se ne jemi në drejtimin e duhur dhe për sa i përket objektivit personal, e di që nga jashtë keni vështirësi për të besuar. Unë jam i fokusuar në Southampton, por nuk jam i fokusuar në fund të sezonit."
I pyetur nëse Chelsea mund ta fitojë Premierligën këtë sezon, Maresca tha: “Arsenali ka qenë afër në dy vitet e fundit dhe ne kemi qenë shumë larg nga City. Të jesh në garën për titull është një presion i mirë për mua dhe lojtarët -- ne e pëlqejmë atë presion -- por nuk është rasti ynë sepse Arsenali në dy vitet e fundit ka qenë afër me Liverpoolin dhe Cityn dhe ne nuk ishim aty. Shpresojmë se së shpejti do të jemi në atë garë."
Maresca, i cili zëvendësoi Mauricio Pochettino verën e kaluar, tha se skuadra kishte avancuar më shumë sesa ai mendonte se do të kishte avancuar në këtë fazë të sezonit.
“Për sa i përket pritshmërisë, ne jemi përpara pritshmërive të mia në mënyrën se si po luajmë dhe rezultatet që kemi”, tha Maresca.
"Ka qenë një kohë shumë e shkurtër që punojmë së bashku, por gjëja më e mirë është se ka shumë gjëra që mund t'i bëjmë më mirë dhe po shkojmë në drejtimin e duhur."