Enrique optimist se do ta eliminojnë Dortmundin në Paris - NACIONALE

Enrique optimist se do ta eliminojnë Dortmundin në Paris

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Luis Enrique po shpreson se mbështetësit e PSG-së ta ndihmojnë skuadrën në ndeshjen kthyese për ta eliminuar Borussia Dortmundin.

PSG pësoi humbje 1:0 në ndeshjen e parë, ndërsa tani duhet të bëjë një përmbysje për të avancuar në finalen e madhe, që zhvillohet në “Wembley”.

Enrique megjithatë është i sigurt se PSG-ja do ta përmbysë rezultatin për t’u kualifikuar tutje.

Kemi kthyer rezultatet nga 1:0 më parë. Kemi treguar se mund ta bëjmë sidomos në shtëpi. Me energjinë e tifozëve do të jetë një skenar ndryshe. E dimë që mund të bëjmë më mirë. Duhet të marrim shanset tona dhe të jemi me vendimtar”.

Ne pranuam një gol që nuk duhej ta pranonim dhe kemi folur gjatë gjithë javës për këto pasime të thella nga kjo skuadër e Borussia. Janë detajet ato që bëjnë të gjithë diferencën dhe ne do të bëjmë më mirë në të ardhmen nëse duam ta kalojmë”.

Ndërkohë, Enrique dha lëvdata edhe për lojën duke deklaruar se ka pasur shanse të shumta nga dy palët.

Kemi parë një ndeshje me dy skuadra që kanë luajtur futboll të mirë kur e kanë pasur topin”.

Kemi krijuar shumë shanse. Këtë herë kundërshtari shënoi dhe ne jo. Rezultati reflekton se sa e afërt ishte loja. Do të doja të krijojmë shanset që krijuam, por duhet të jemi më efektiv për të shënuar. Do të shohim çfarë versioni do të shfaqim në Paris”.

Lajme të ngjashme