Eliminohet edhe Loriana Kuka - NACIONALE

Eliminohet edhe Loriana Kuka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja kosovare Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Prixi i xhudos në Linz të Austrisë.

Edhe pse e nisi për mrekulli duke fituar ndeshjen e parë ndaj xhudistes italiane Irene Caleo, ajo pësoi humbje në përballjen e dytë.

Kuka bëri tre gabime ndaj kroates Karla Prodan, ku si pasojë xhudistja kroate siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Nga i njëjti kompeticion janë eliminuar edhe Akil Gjakova, Fationa Kasapi dhe Loriana Kuka.

Pra thënë më thjesht Kosova e mbyll pa medalje në Austri.

Lajme të ngjashme