Elbasan Rashani bëhet i ‘gjallë’, shënon dygolësh në fitoren ndaj Reims - NACIONALE

Elbasan Rashani bëhet i ‘gjallë’, shënon dygolësh në fitoren ndaj Reims

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar Elbasan Rashani më në fund ka nisur të gjejë formën, duke shënuar dygolësh në fitoren ndaj Reims.

Kosovari ka kaluar një periudhë të vështirë këtë sezon, ku shpesh herë ka qenë në stol ose i lënduar.

Sidoqoftë, Rashani ishte lojtari kyç në fitoren ndaj Clermontit, duke realizuar dy gola të bukur për t’ia vulosur fitimin e pikëve të plota skuadrës vendase.

Fillimisht, pas një asistimi të Kyeit – Rashani e tundi rrjetën e Reims për rezultatin 3:1 (79’).

Ndërsa, krejt në fund kosovari prapë e gjeti rrugën drejtë golit pas një asistimi të Jacquet (90’).

Me këto dy gola, Rashani e ka të siguruar vendin titullar në ndeshjen e radhës andaj i duhet të vazhdojë me këtë ritëm deri në fundin e sezonit.

Clermont ndërkohë ka nevojë për fitore, ngase renditet në pozitën e fundit me 25 pikë, katër më pak që La Havre – e cila zë vendin e 15-të, që të siguron qëndrimin në kampionatin francez edhe për sezonin tjetër.

Lajme të ngjashme