El Chiringuito: Liverpool ofron 200 milionë euro për Kylian Mbappen - NACIONALE

El Chiringuito: Liverpool ofron 200 milionë euro për Kylian Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool thuhet se ka ofruar 200 milionë euro për të nënshkruar me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, kështu se paku raporton gazetari i “El Chiringuitos” Edu Aguirre.

E ardhmja e francezit është në dyshime pasi dje presidenti i PSG-së Nasser Al Khealifi konfirmoi se lojtari ka ultimatum prej 2 javësh për të vendosur përfundimisht nëse do të rinovojë ose do të shitet në verë.

Edhe pse Real Madrid është parë si destinacioni i vetëm, sipas Aguirres Liverpool ka bërë një ofertë të lartë prej 200 milionë eurove.

“Çfarë ka ndodhur në orët e fundit në zyrët e PSG-së është se kanë pranuar një ofertë nga Liverpooli”.

“Liverpool i është bashkuar garës. Liverpool ka ofruar 200 milionë euro për Kylian Mbappe”.

“Dje, Nasser Al-Khealifi e vendosi zyrtarisht në shitje lojtarin më të mirë, Kylian Mbappe. Klubi anglez ka lëvizur shumë shpejtë”.

Kjo ofertë që pretendohet që është bërë, ende s’është konfirmuar nga asnjë gazetar tejet i besueshëm.

Mbappe momentalisht ndodhet në pushime dhe deri më tani ka deklaruar haptas se dëshiron të qëndrojë në “Parkun e Princave” edhe edicionin tjetër.

Sidoqoftë, deklaratat e Al-Khealifit ishin tejet të qartë, i cili konfirmoi se brenda dy javëve nëse Mbappe vendos të mos rinovojë, atëherë do ta vendosin në shitje.

Lajme të ngjashme