'Eksperti' i transferimeve demanton 'ofertën e Arsenalit për Zhegrovën': Nuk ka kurrfarë propozimi
Gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano ka demantuar zërat se Lille ka pranuar një ofertë nga Arsenali për Edon Zhegrovën së fundmi.
Më 6 korrik, gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku me anë të një postimi potencoi se "Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për anësorin 23-vjeçar Edon Zhegrova", i cili - gjithnjë sipas postimit të Sadikut - thuhet të ketë impresionuar klubin anglez këtë vit.
Exclusive
— Arlind Sadiku (@arlindsadiku89) July 6, 2022
Arsenal has submitted an official offer for 23 year old winger Edon Zhegrova. 🇽🇰 player has impressed the english club this year at Lille, after moving from Basel in January for 7m euros. #arsenal #transfer #zhegrova
Madje, Sadiku një ditë më vonë postoi një përditësim të ri rreth çështjes, teksa shkroi: "Lojtari është shumë i lumtur me interesimin nga Arsenali, por Lille është në dijeni të potencialit të tij. Ata e duan minimum edhe për një vit, pastaj të vendoset për të ardhmen. Lille veson se 23-vjeçari mund të përmirësohet shumë dhe të shndërrohet në lojtar të klasit botëror".
Zhegrova update. Player is really happy with Arsenal interest but Lille are aware of his potential, they want him in minimum for a year, than to decide for the future. Lille believes that 23y/o has so much room to improve and become world class player. #afc #zhegrova
— Arlind Sadiku (@arlindsadiku89) July 7, 2022
Sidoqoftë, Romano reagoi me demantim të dielën, duke shkruar: "Arsenali nuk ka dërguar asnjë lloj propozimi për anësorin e Lille, Edon Zhegrova dhe nuk ka negociata që po zhvillohen për të transferuar N'Golo Kanten nga Chelsea, siç qëndrojnë gjërat".
Arsenal have not submitted any proposal for Lille winger Edon Zhegrova and there are no negotiations ongoing to sign N'Golo Kanté from Chelsea, as things stand. ⚪️🔴 #AFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2022