Eintracht Frankfurt pas më shumë se 40 vite fiton trofe në Evropë, fiton Ligën e Evropës pas penalltive ndaj Rangers - NACIONALE

Eintracht Frankfurt pas më shumë se 40 vite fiton trofe në Evropë, fiton Ligën e Evropës pas penalltive ndaj Rangers

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Eintracht Frankfurt pas plotë 40 viteve ka fituar trofe në Evropë duke fituar Ligën e Evropës, ku mposhtën Rangers në finale.

Pas 120 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1:1, derisa në 11-metërsha, gjermanët u treguan më të saktë duke fituar me rezultat 4:5, me mesfushorin e Rangers, Aaron Ramsey që e humbi penalltinë vendimtare.

Derbi mes Eintracht Frankfurt ishte shumë interesant dhe i hapur me dy skuadrat që zhvilluan lojë të bukur, me aksione të njëpasnjëshme.

Rangers ishin me fat pas vetëm pesë minutave lojë, pasi John Lundstram çuditërisht nuk u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme te Sebastian Rode, që mbeti i gjakosur në kokë.

Mirëpo, arbitri nuk bëri asnjë lëvizje, atë duke mos e ndëshkuar as me të verdhë. Pas rasteve të shumta dhe lojës së hapur, asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën drejt golit, kësisoj shkuan në pushim me rezultat 0:0.

Fillimi i pjesës së dytë ishte mjaftë interesant, me arbitrin që së pari akordoi penallti për vendasit pas një faulli të bërë në sulm, por pas rishikimit të VAR-it, e anuloi atë (53').

Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë, Joe Aribo përfitoi nga një gabim i mbrojtësit dhe realizoi lehtësisht nga afërsia për të vendosur skuadrën skoceze në epërsi (55').

Pas golit të pësuar, Frankfurt nisi të sulmojë edhe më shumë dhe arriti të barazoi rezultatin përmes Filip Kostic, që shënoi pas harkimit të bukur të Rafael Borre (69').

Kostic kishte edhe një rast shumë të mirë në fundin e ndeshjes, mirëpo nuk arriti të realizoi nga afërsia, kështu ndeshja shkoi në vazhdime, dy pjesë nga 15 minuta.

Edhe pse rastet e shumta nuk munguan as në shtesë, asnjëra skuadër nuk i finalizoi aksionet, prandaj fituesin e vendosen 11-metërshat.

Skuadra gjermane u tregua shumë më e saktë, me mesfushorin Aaron Ramsey që ishte ‘fytyra’ tragjike për skuadrën skoceze, pasi u inkuadrua në minutën e 117-të dhe e humbi penalltinë vendimtare.

Te Frankfurt, të gjithë lojtarët ishin të pagabueshëm me Christopher Lenz, Ajdin Hrustic, Daichi Kamada, Filip Kostic, Rafael Borre që u treguan të saktë.

Kështu, përpos trofeut të Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt siguron pjesëmarrjen edhe për Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Lajme të ngjashme