Edon Zhegrova shkëlqen me gol dhe dy asistime në fitoren me rikthim të Lilles ndaj Rennes - NACIONALE

Edon Zhegrova shkëlqen me gol dhe dy asistime në fitoren me rikthim të Lilles ndaj Rennes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Edon Zhegrova ka qenë kyç në fitoren e Lilles ndaj Rennes, duke shënuar dhe dhuruar dy asistime në kuadër të xhiros së 22-të në Ligue 1.

Lille triumfoi me shumë vështirësi në udhëtim te Rennes me rezultat të ngushtë 1:3.

Pas vetëm 37 sekondave lojë, vendasit ia dolën të kalojnë në epërsi pasi Amine Gouiri përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe realizoi lehtësisht nga afërsia (1').

Zhegrova në këtë pjesë bëri disa driblime të shkëlqyeshme duke ndihmuar në ndërtimin e disa aksioneve, që nuk u finalizuan në fund.

Në pjesën e dytë, Lille tregoi krejtësisht fytyrë tjetër. Fillimisht Jonathan David arriti ta barazojë rezultatin, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Edon Zhegrova që pas një aksioni fantastik pranoi një top të bukur nga Angel Gomes dhe me një goditje precize mposhti portierin vendas për të barazuar rezultatin.

Sidoqoftë, kosovari nuk u ndal më kaq duke asistuar më pas te goli i epërsisë. Me një harkim të bukur, Zhegrova gjeti të harruar Remy Cabellan, i cili nuk e kishte problem të realizonte nga afërsia (85') - VIDEO.

Krejt në fund, Zhegrova kompletoi edhe asistimin e dytë - këtë herë për Gomes, i cili me një goditje precize vulosi fitoren prej 1:3.

Për Zhegrovën ky ishte goli i parë në kampionatin francez për këtë edicion, sidoqoftë kjo formë e lartë që po kalon dëshmon se do të jetë shumë i nevojshëm për kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e marsit.

Lille me këtë fitore renditët në pozitën e gjashtë me 38 pikë, derisa Rennes qëndrojnë në vendin e pestë me 40 sosh.

Në xhiron e radhës, Lille do ta mirëpres Strasbourg, derisa Rennes do të jetë mysafir i Toulouses.

Lajme të ngjashme