Edon Zhegrova po prinë për çmimin “Lojtari i vitit”, këtu mund të votoni - NACIONALE

Edon Zhegrova po prinë për çmimin “Lojtari i vitit”, këtu mund të votoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Lilles Edon Zhegrova është duke prirë në garën për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” në Francë, që votohet nga tifozët.

Pas një super sezoni, kosovari momentalisht është duke mposhtur me vota kundërshtarët si Ousmane Dembele, Pierre-Emerick Aubameyang, Lees-Melou dhe Kylian Mbappen.

Zhegrova momentalisht ka 38 për qind të votave të tifozëve, duke qenë 10 për qind para Lees-Melou, derisa si pozitë e tretë çuditërisht renditet Mbappe me vetëm 15 për qind.

Megjithatë, gara ende s’ka përfunduar dhe tifozët mund të votojnë për Zhegrovën duke klikuar KËTU.

Përndryshe, kujtojmë se ky sezon pritet të jetë i fundit për anësorin kosovar i cili po raportohet se mund t’i bashkohet Juventusit.

Lajme të ngjashme