Edon Zhegrova – Lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1 - NACIONALE

Edon Zhegrova – Lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1

2 javë më parë

nga NACIONALE

Falë paraqitjeve mahnitëse, sulmuesi i Lilles Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë për muajin mars në Ligue 1.

Lille shkëlqeu muajin e kaluar, duke arritur tre fitore dhe regjistruar dy barazime në përgjithësi.

Megjithatë, ndihmë të madhe dha Zhegrova që bëri paraqitje fantastike ndeshje pas ndeshje, sidomos në derbin ndaj Lens – ku realizoi dygolësh për ta ndihmuar Lillen të mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj, Ligue 1 e ka shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të muajit, arritje që s’e kishte bërë askush te Lille që nga Burak Yilmazi më 2021.

Përndryshe, Zhegrova pritet të largohet në fundin e sezonit për të bërë një hap gjigant në karrierë – te ndonjë skuadër që garon për trofe.

Lajme të ngjashme