Edon Zhegrova: Fitore e madhe, krenar për këtë ekip
Lille shënoi fitoren e radhës në Ligë të Kampionëve, duke mposhtur 2:1 Bolognën në udhëtim dhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka dhënë një koment për këtë ndeshje.
Zhegrova nuk ishte i gatshëm të luajë nga minuta e parë, teksa u inkuadrua në pjesën e dytë.
Lille fitoi ndeshjen me dy golat e Makaut, për të shkuar në kuotën e 10 pikëve pas pesë ndeshjeve të para.
25-vjeçari pas ndeshjes tha se është krenar për këtë ekip dhe premtoi që do të kthehet në formën më të mirë të mundshme shumë shpejt.
"Fitore e madhe! Krenar për këtë ekip. Lëndim i lehtë, por do të kthehem në 100 % të formës shumë shpejt."

Lille përballet në fundjavë me Montpellier në Ligue 1 në udhëtim, teksa pesë ditë më vonë e pret Brestin.
Edon Zhegrova pritet të luajë nga fillimi kësaj radhe, duke vazhduar me formën e tij të jashtëzakonshme.