Edon Zhegrova: E kam pritur kaq gjatë këtë gol, ndihem shumë i lumtur - NACIONALE

Edon Zhegrova: E kam pritur kaq gjatë këtë gol, ndihem shumë i lumtur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Edon Zhegrova është ndarë tejet i kënaqur me golin e shënuar në fitoren e Lilles ndaj Rennes.

Kosovari ishte kyç në fitoren e madhe që arriti Lille, duke shënuar dhe dhuruar dy asistime në fitoren 1:3.

Zhegrova për faqen zyrtare të Lilles deklaroi se ndihet tejet i lumtur për këtë gol që e ka pritur që sa kohë dhe beson se kjo do t'ia rris motivin për të vazhduar këtë formë të lartë.

"Jam shumë i lumtur që isha në gjendje të shënoj gol. E kam pritur këtë moment që një kohë të gjatë, por jam shumë i lumtur".

"Të shënosh gola të jep më shumë besim. Shpresoj që të shënoj edhe shumë të tjerë. Do të doja të falënderoja tifozët që erdhën kaq larg dhe shpresoj që e kanë shijuar, ata ishin të mrekullueshëm", deklaroi ai.

Për Zhegrovën ky ishte goli i parë në Ligue 1 për këtë sezon në fanellën e skuadrës franceze.

Lajme të ngjashme