Edhe një emër i madh në Lindjen e Mesme, Mahrezit do t’i ofrohet pagë prej 50 milionë euro në vit - NACIONALE

Edhe një emër i madh në Lindjen e Mesme, Mahrezit do t’i ofrohet pagë prej 50 milionë euro në vit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, është synimi kryesor i Al Ahlit, në rast se skuadra nga Arabia Saudite i përfundon shpejt marrëveshjet me Roberto Firminon dhe Edouard Mendyn.

Sipas The Daily Mail, Mahrez, kontrata e të cilit në Etihad skadon në vitin 2025, do t'i ofrohen 50 milionë euro në vit plus bonuse për një marrëveshje dyvjeçare - një ofertë pesë herë më e madhe se zgjatja e kontratës prej 10 milionë eurosh që ai nënshkroi te City verën e kaluar.

Riyad Mahrez Pep Guardiola Manchester City 2022-23

Mahrez është emri i fundit i madh i Premierligës që lidhet me një lëvizje në Arabinë Saudite. Mendy do t'i bashkohet skuadrës nga Liga Pro Saudite menjëherë pasi bashkëlojtarët te Chelsea, N'Golo Kante dhe Kalidou Koulibaly u transferuan në Al Ittihad dhe Al Hilal respektivisht. Megjithatë, The Mail pretendon se është 'e pasigurt' nëse Mahrez do të largohet nga City, veçanërisht pasi skuadra fituese e tripletës lejoi mesfushorin lkay Gundogan të bashkohej me Barcelonën këtë muaj.

Riyad Mahrez Erling Haaland

Në anën tjetër, raportimi shton se 32-vjeçari, i cili ishte 'i zhgënjyer' me mungesën e kohës së lojës në fund të sezonit, kur ai ishte një zëvendësues i papërdorur në finalet e Ligës së Kampionëve dhe FA Kupës, është i ‘interesuar’ për të përfunduar karrierën e tij në Arabinë Saudite.

Mahrez aktualisht është me pushime në jug të Francës. City rikthehet në stërvitjet parasezonale në muajin korrik.

Lajme të ngjashme