Edhe Lille i Zhegrovës mes tyre, mësohen tetë skuadrat që avancuan direkt në Ligën e Kampionëve
Tashmë ka përfunduar faza e ligës të Ligës së Kampionëve, ku tetë skuadra kanë avancuar direkt në raundin e 16-të të këtij kompeticioni.
Liverpooli u kualifikua si lider me 21 pikë, dy mbi Barcelonën, Arsenalin e Interin që zunë vendet dy, tre, respektivisht katër me nga 19 pikë të mbledhura.
Atletico avancoi si pozitë e pestë me 18 pikë, derisa Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës së bashku me Lillen e Edon Zhegrovës zunë vendet gjashtë dhe shtatë me 16 pikë. Si vend i tetë shkoi Aston Villa gjithashtu me 16 pikë.
🚨 Teams officially qualify for the Champions League Round of 16 🇪🇺
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2025
🏴 Liverpool
🇪🇸 Barcelona
🏴 Arsenal
🇮🇹 Inter
🇪🇸 Atletico Madrid
🇩🇪 Leverkusen
🇫🇷 Lille
🏴 Aston Villa pic.twitter.com/niFpWdIU5c
Këto skuadra nuk do të luajnë në raundin e play-offit, ku do të mësohen edhe tetë skuadrat e tjera që do t’iu bashkohen.
Kujtojmë, në play-off do të marrin pjesë: Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, PSG, Atalanta, Sporting, Club Brugge, Celtic, Borussia Dortmund, AC Milan, Benfica, Monaco, Brest dhe Feyenoord.