E trishtë: Vdesin tre tifozë të Sevillas që po udhëtonin për ta shikuar ndeshjen ndaj Atleticos
Tre tifozë të Sevillas kanë ndërruar jetë në një aksident derisa po udhëtonin për ta shikuar çerekfinalen ndaj Atletico Madridit në Kupën e Mbretit.
Tifozët ishin paraparë të udhëtonin për në Madrid të enjten, meqenëse përballja zhvillohet në “Wanda Metripolitano”.
Ndeshja ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, por të dyja skuadrat bënë homazhe duke veshur shirita të zinj dhe u mbajt një minutë heshtje para fillimit.
Si Sevilla ashtu edhe Atletico Madrid kanë lëshuar komunikatë zyrtare duke ngushëlluar familjen dhe miqtë e të vdekurve.
Në një komunikatë të Sevillas thuhej: “Pas lajmit tragjik të një aksidenti trafiku gjatë rrugës për në Madrid që shkaktoi vdekjen e disa tifozëve, ne dëshirojmë të komunikojmë se, si një simbol zie, flamujt në Ramon Sanchez-Pizjuan dhe terreni stërvitor do të vendoset në gjysmështizë dhe do të ketë një minutë heshtje para ndeshjes së së dielës kundër CA Osasuna.
“Ne dëshirojmë të ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur familjet e prekura, duke i ndihmuar me çdo mjet të mundshëm dhe duke mbajtur kontakte të rregullta.
Një deklaratë e mëtejshme që ofron ngushëllime thotë: "Të gjithë në Sevilla u dërgojnë ngushëllimet e tyre miqve dhe familjes së tre tifozëve të Sevillas që kanë vdekur tragjikisht këtë mëngjes në një aksident rrugor rrugës për në Madrid përpara ndeshjes së sotme në Civitas Metropolitano".
Në mënyrë të ngjashme, Atletico Madrid lëshoi një komunikatë, duke thënë: “Ngushëllimet tona më të thella për familjen Sevilla dhe për të afërmit e tifozëve të Sevillas që vdiqën në një aksident trafiku gjatë rrugës për në Madrid për të parë ndeshjen e sonte. U prefshin në paqe”.