E trishtë: Ten Hag e përzë nga zhveshtorja e skuadrës seniore emrin e njohur të Man Unitedit
Karriera turbulente e Phil Jones te Manchester Unitedit ka prekur një fund të ri, derisa mbrojtësi veteran raportohet se më nuk ndan zhveshtoren me yjet e skuadrës së parë të 'Djajve të Kuq'.
Qendërmbrojtësi 30-vjeçar ka bërë 13 paraqitje për klubin në katër sezonet e fundit, pasi ka pasur disa probleme fizike.
Zhveshtorja kryesore e
Unitedit tash është pasuruar me figura të reja si Christian Eriksen, Casemiro, Martin Dubravka, Tyrell Malacia dhe ish-dyshja e Ajaxit, Antony dhe Lisandro Martinez.
Me zhveshtoren që ka kapacitet për vetëm 24 lojtarë, trajneri i Unitedit, Erik ten Hag është detyruar të largojë disa futbollistë, sipas një raporti nga 'The Sun'.
Kush tjetër është përjashtuar nga zhveshtorja e Man Unitedit?
Për shkak të kufizimeve të hapësirës, Jones tash duhet të vishet në zhveshtoren e skuadrës U23. Të tjerëve gjithashtu u është thënë të zhvendosen nga zhveshtorja kryesore, dhe ata janë Brandon Williams, Teden Mengi, Axel Tuanzebe dhe Shola Shoretire.

Të gjithë, përveç Jones, janë në fillime të karrierave dhe ende kanë mundësinë të rikthehen në zhveshtoren e skuadrës së parë.
Për mbrojtësin veteran, megjithatë, duket se do të jetë fundi i rrugës. Tash, si zgjedhje shumë poshtë në listën e qendërmbrojtësve në "Old Trafford", Jonesit i ka mbetur më pak se një vit në kontratën aktuale - dhe është gati qesharake të sugjerohet se atij do t'i ofrohet një marrëveshje e re.
Edhe vet Jones e pranoi se karriera e tij tek United ka qenë një dështim në sytë e fansave në një intervistë më 2019, ku ai tha se do të refuzonte një ndeshje lamtumirëse po t'i oforhej.
Përveç nënës dhe babait, ai u tall: "Kush tjetër do të vinte?"
Çka tash për Jones?
Siç u përmend më lart, Jones i ka edhe nëntë muaj të mbetur nga kontrata e tij sipas të cilës përfiton 130 mijë euro në javë në "Teatrin e Ëndrrave".
Sipas një raporti të korrikut nga 'Daily Express', DC United e ëayne Rooneyt po interesohen për shërbimet e Jones.
Mirëpo, shtohet se ky interesim është qetësuar kur "Djajt e Kuq" kërkuan që të paguheshin 15 milionët e pagës së Jones përgjatë periudhës së huazimit.
Mirëpo, kërkesat mund të ndryshojnë nëse klubi amerikan vjen e troket në derë përsëri për të në janar.
