E thotë ylli i Kroacisë: Pika më e fortë e Shqipërisë është skuadra - NACIONALE

E thotë ylli i Kroacisë: Pika më e fortë e Shqipërisë është skuadra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhiro e dytë në Evropian nis sot me përballjen Kroaci - Shqipëri, me fillim nga ora 15:00 në qytetin e Hamburgut, në Volksparkstadion.

Të dy kombëtaret vijnë nga humbjet në xhiron e parë. Kroacia u mposht 3:0 nga Spanja, ndërsa Shqipëria humbi ndaj kampionit në fuqi Italisë 2:1, dhe të dyja sot do të kërkojnë pikët e plota, në mënyrë që të kërkojnë kalimin e fazës së grupeve.

Skuadra kroate duket se ka studiuar Shqipërinë e Sylvinhos, dhe janë të bindur që do të dalin me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Ylli i Kroacisë, Ivan Perisic, foli për Shqipërinë dhe pikët e forta të kësaj skuadre.

"Pika më e fortë e Shqipërisë është skuadra. Keni bërë mirë në kualifikuese, jeni të fortë, por edhe ne jemi Kroacia. Do të jetë një atmosferë e bukur, pasi ka shumë kroatë që jetojnë në Gjermani, ashtu si edhe shqiptarë. Në këtë ndeshje ajo që ka rëndësi është vetëm fitorja. Një ekip nëse humbet, 99% ka përfunduar. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë, për të marrë një rezultat pozitiv."

Perisic tregoi se e njeh skuadrën e Shqipërisë.

"I njoh lojtarët shqiptarë. Kam luajtur me Manajn në Itali. Shqipëria është një skuadër e re, e fortë dhe ata kanë dëshirë që të bëjnë diçka të rëndësishme në Evropian."

Kroacia dhe Shqipëria përballen sot me fillim nga ora 15:00 në Volksparkstadium në qytetin e Hamburgut.

Lajme të ngjashme