E thotë trajneri: AC Milani është afër nivelit të Cityt ose Real Madridit - NACIONALE

E thotë trajneri: AC Milani është afër nivelit të Cityt ose Real Madridit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri Stefano Pioli beson se AC Milani është afër nivelit të Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Tekniku italian ka folur në konferencë për shtyp para përballjes me Romën në Ligën e Evropës, ku komentoi edhe derbin Real – City, duke deklaruar se edhe Milani s’është larg nivelit të tyre.

Arritëm në gjysmëfinale vitin e kaluar, nënkupton që jemi aty. Pastaj aty s’patëm sukses sepse arritëm në momentin që nuk kishim kushtet më të mira sepse gjetëm një grup që ishte superior në aty dy përballje”.

Nuk mendoj se jemi larg (nivelit të Cityt – Realit). Liga e Evropës është prapa Ligës së kampionëve, por tani ka vetëm skuadra të mira. Askush nuk do të befasohej nëse ne, Liverpool ose Bayer Leverkusen do të ishte duke luajtur në Ligën e Kampionëve”.

Kemi objektiva të rëndësishëm. Mund të luajmë futboll modern me shpejtësi, intensitet, pozitë dhe lojtarë individualë”.

Ndër të tjera, Pioli përmendi edhe disa gabime që ndodhen në përballjen mes Realit dhe Cityt.

Liga e Kampionëve është Ligë e Kampionëve dhe të martën ishim dëshmitar të dy ndeshjeve në nivelin teknik fantastik, por me gabime të rëndësishme”.

“Provova ta shikoj lojën si tifoz, por pastaj roli i trajnerit mori pozitë. Në Real – City, dy skuadrat bëmë dy gabime te golat e para që ishin evidente në fazën defansive”.

Lajme të ngjashme