E thotë legjenda rumune Mutu: Rrahmani qendërsulmuesi më i mirë në kampionat
Legjenda rumune Adrian Muti ka thurrur lavde për sulmuesin e Rapid Bukureshtit Albion Rrahmani duke e vlerësuar si ‘9shi’ më i mirë në kampionat.
Rrahmani po kalon sezonin e fundit te Rapidi, meqenëse kërkohet nga disa top klube evropiane dhe është i hapur për të bërë lëvizjen e radhës në karrierë.
Megjithatë, Mutu e ka këshilluar Rapidin të mos e shesë me Rrahmanin që mund t’iu ndihmojë në garën për titull.
“Është sulmues shumë i mirë. Është numri 9 më i mirë në kampionatin tonë. Këtu pak varet nga Rrahmani, por e ardhmja e tij do të varet nga planet që ka bërë Rapidi”.
“E ke gjetur një sulmues të mirë si Dugandzic sezonin e kaluar, e ke Rrahmanin dhe do të ishte ta mbani. Edhe nëse Rapidi po kalon periudhë të vështirë dhe shumë njerëz prisnin që të ishin kampion ose luftonin për titull deri në fund, në përgjithësi është mirë”.
“Nuk do ta jepja Rrahmanin në asnjë rrethanë, sigurisht që varet edhe nga oferta”.
“Mendoj se tani, midis 3 dhe 5 viteve, është koha që Rapid të sulmojë titullin. Ka pasur rregullime në këto tre vite, sita kalon çdo sezon dhe lojtarët ndryshojnë çdo gjashtë muaj”, deklaroi ai.
Sa i përket kosovarit, thuhet se Werder Bremen është skuadra më e fundit e interesuar ndërsa Rapidi kërkon rreth 8 milionë euro për ta lënë të lirë.