E shpjeguar: Pesë favoret që përfitoi Barcelona me pagesat në drejtim të Negreiras - NACIONALE

E shpjeguar: Pesë favoret që përfitoi Barcelona me pagesat në drejtim të Negreiras

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Jose Maria Enriques Negreira ishte paguar nga Barcelona ndër vite për pesë detyra të ndryshme.

Me të ashtuquajturën rasti Negreira, akuza të tjera janë ngritur para Barcelonës. Edhe pse një raport arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje midis pagesave mbi 7.3 milionë euro të klubit dhe vendimeve të gjyqtarëve në fushë, klubi nuk është ende e pastruar tërësisht.

Sipas Marca, shuma që Barcelona ka paguar ndër vite është përtej asaj se sa paguajnë skuadrat tjera për raportet e gjyqtarëve, për të cilën katalunasit këmbëngulin se kishin paguar vetëm për këtë shërbim.

Dokumenti zyrtar i prokurorit të emëruar nga shteti nënvizonte disa nga favoret që Barcelona mund të kishte marrë si pjesë e marrëveshjes së tyre verbale konfidenciale me gjyqtarin Enriquez Negreira. Megjithatë, janë pesë gjëra që Negreira pranoi se i bëri në këmbim të parave të Barcelonës.

Mashtrimi në Komitetin e Garave

Barcelona kërkoi që të caktoheshin gjyqtarë të zgjedhur nga ata për në Komitetin e Garave, që do t’i mundësonte klubit favore në nivelin administrativ, si dhe kërkoi përfaqësim më të vogël të Real Madridit.

Vendosja e negociatorit në federatën spanjolle

Një tjetër favor është vendosja e një negociatori në federatën spanjolle, për të mbajtur lidhjet mes dy palëve, ku ky favor do t’i mundësonte Barcelonës informatat për çdo mosmarrëveshje në nivel administrativ.

Paralajmërime të avancuara nga RFEF dhe vizita të CTA-së

Negreiras iu kërkuar ta njoftonte klubin për çdo përfaqësues që vendosej nga Federata e Spanjës, në mënyrë që klubi të kishte vazhdimisht lidhje të mira me gjyqtarët e ligës.

Njohuri nga prapaskena për federatën spanjolle

Negreira gjithashtu pranoi pagesa në këmbim të informatave për çdo mosmarrëveshje mes federatës dhe La Ligës, gjithashtu nga ai kërkohej ta informonte klubin se kush do të ishte kandidat për president të La Ligës.

Rekomandime për apelim të kartonëve të verdhë dhe të kuq

Klubi kërkoi nga Negreira si favor ndikimin e tij në Komitetin Teknik të Gjyqtarëve për apelimin e kartonëve të verdhë dhe të kuq. Shumica e rasteve trajtohen rast pas rasti, me CTA-në që ka fuqinë të vendosë se a mund të apelohet ndonjë rast apo jo.

Lajme të ngjashme