E refuzoi Kosovën kur ishte në kulmin e karrierës, Meritan Shabani përfundon te Laçi? - NACIONALE

E refuzoi Kosovën kur ishte në kulmin e karrierës, Meritan Shabani përfundon te Laçi?

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Meritan Shabani do të luajë në kampionatin shqiptar, në fanellën e Laçit, kështu së paku raporton “Panorama Sport”.

Shabani që dikur ishte lojtar i Bayern Munichut ka pasur një rënie të madhe në karrierë, si pasojë e lëndimeve të shpeshta e afatgjatë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e klubit kroat Gorica.

Te Gorica, 25-vjeçari nuk zhvilloi as edhe një minutë kësisoj ia ndërprenë kontratën. Tani në mediat shqiptare raportohet se Shabani do të luajë për Laçin, skuadër tek e cila ka kryer edhe testet mjekësore.

Përpos kësaj, raporti shton se Shabani do të paguhet vetëm 2 mijë euro në muaj, ndërsa paga do t’i dyfishohet sezonin tjetër.

Me këtë lëvizje, mesfushori shpreson të rigjejë formën që kishte në fillimin e karrierës, si dhe të merr ftesë te kombëtarja e Shqipërisë qysh në ndeshjet e marsit.

Kujtojmë, Shabani dikur kishte refuzuar ta përfaqësonte Kosovën sa ishte lojtar i Bayern Munichut duke ëndërruar ftesën e Gjermanisë. Ai ka dy paraqitje në fanellën e Gjermanisë për grupmoshat U20.

Lajme të ngjashme