Meritan Shabani e zgjedh Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar - NACIONALE

Meritan Shabani e zgjedh Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori me prejardhje nga Kosova Meritan Shabani, është lojtari më i fundit që ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, kështu tha vëllai i tij Duraku për Gazetën Nacionale.

Shabani para disa viteve ishte një ndër dëshirat e mëdha të Kosovës, kur ishte në kulmin e karrierës pra sa ishte pjesë e Bayern Munichut dhe Wolves.

Mirëpo tani mesfushori sulmues i skuadrës zvicerane Grasshoppers ka zgjedhur t’i bashkohet “Kuq e Zinjve” dhe pritet të ftohet qysh në ndeshjet e muajit tetor.

Po, është plotësisht e vërtetë”, thotë shkurtimisht vëllau i tij Duraku kur pyetet se nëse ish lojtari i Wolves i ka thënë “PO” Shqipërisë.

Para pesë viteve ishte shumë i dashur te Kosova

Shabani është një lojtar mjaftë i njohur edhe te Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që para pesë viteve po tentonin vazhdimisht ta bindnin që ta veshë fanellën “dardane”.

Bernard Challandes, atë kohë përzgjedhës patë deklaruar se Shabani mund t’i bashkohet Kosovës, duke treguar se edhe kishte darkuar me familjen e lojtarit.

Me Shabanin po shihet se ka disa probleme me Kombëtaren e Shqipërisë, por familja e tij e ka marr një vendim. Kam biseduar me babanë dhe vëllanë i tij, tani do t’i lëmë pak kohë dhe të vendos se a do të na bashkohet”, kishte deklaruar ai më 3 shtator 2018.

Kësisoj, Kosovës i ikën edhe një tjetër yll që mund të ketë rol të rëndësishëm në suksesin e Shqipërisë muajin tjetër, duke marrë parasysh se “Kuq e Zinjtë” janë afër ta realizojnë ëndrrën për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Këtë edicion, 24-vjeçari ka bërë tre paraqitje për klubin zviceran.

Lajme të ngjashme