E papritur, Thiago Alcantara pensionohet nga futbolli
Mesfushori Thiago Alcantara duket se ka ndjekur hapat e Toni Kroosit dhe ka vendosur t’i “varë këpucët”.
Spanjolli kaloi një sezon jo të mirë te Liverpooli, ku qëndroi shumicën e ndeshjeve në stol ndërsa tani ka vendosur të pensionohet.
Pas një karriere të bujshme, Thiago do të vazhdojë karrierën me diçka që lidhet me futbollin, por nuk do të luajë më si futbollist profesionist.
“Thiago Alcantara ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist”.
“Ish lojtari i Barcelonës, Bayernit dhe Liverpoolit ka marrë vendimin. Pasioni dhe dashuria për lojën vazhdon pasi është gati për një aventurë të re pas disa muajve planifikime”, shkroi gazetari Fabrizio Romano.
🚨 EXCLUSIVE: Thiago Alcantara has decided to retire from professional football.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2024
Former Barça, Bayern, Liverpool and Spain player has made his decision.
Thiago’s passion and love for the game continues as he’s ready for new chapter in football after few months planning for it. pic.twitter.com/zR4Uvum1rH
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Thiago do të ndjek hapat e trajnerit siç bëjnë shumica e ish lojtarëve.