E papritur: FFK bën ofertë për Senol Gunes, opsion i dytë Roberto Carlos
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), thuhet se ka bërë një ofertë zyrtare për ish trajnerin e Besiktasit, Senol Gunes.
Gunes është i papunë që kur ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën turke tetorin e kaluar, ndërsa tani raportohet të jetë kandidati favorit për ta drejtuar Kosovën.
Sipas mediumit “Ajansspor”, Senol Gunes ka marrë një ofertë zyrtare për të drejtuar Kosovën, me objektivin e kualifikimit në Kampionatin Botëror 2028.
Raporti i mediumit turk shton se opsioni i dytë është askush tjetër, përpos legjendës braziliane Roberto Carlos, i cili ishte spekuluar si opsion edhe para se Alain Giresse ta merrte drejtimin.
Gunes përpos Kosovës ka një ofertë edhe nga kombëtarja e Azerbajxhanit, derisa së fundmi deklaroi se po pret ofertën e tyre zyrtare.
“Jam momentalisht duke pushuar në Austri. Jam krenar që punoj për kombëtaren e Azerbajxhanit. Oferta erdhi nga disa persona. Po pres ftesën zyrtare, duhet të ulemi dhe të flasim në detaje. Futbolli i Azerbajxhanit është në ngritje. Do të isha krenar po të isha përzgjedhësi i tyre”, deklaroi ai javë më parë.
Ndërkohë, nga FFK pas refuzimit që iu bëri Robert Moreno kanë bërë me dije se nuk do ta caktojnë përzgjedhësin e ri deri në fundin e muajit janar, apo fillimin e muajit shkurt.