E papritur, Daley Blind së shpejti futbollist i Bayern Munichut
Ish mbrojtësi i Ajaxit, Daley Blind do t'i kryejë testet mjekësore për transferimin te Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton mediumi anglez "The Athletic".
Sipas tyre, nëse gjithçka shkon sipas planit - Blind do të nënshkruajë për gjigantin gjerman pasi ndërpreu kontratën me Ajaxin në dhjetor, gjashtë muaj para se ishte paraparë t'i skadonte.
Blind ishte lojtar kyç nën urdhrat e Louis van Gaal dhe kombëtares së Holandës gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, duke i ndihmuar shtetit të tij të arrijë në çerekfinale, ku u mposhtën në penallti nga Argjentina.
🚨 Daley Blind set to undergo medical with Bayern Munich ahead of completing proposed move as free agent. Versatile 32yo available following early contract termination at Ajax & set to join German champions @TheAthleticFC after @MikeVerweij #FCBayern #Ajax https://t.co/Re0r2RjLrU
— David Ornstein (@David_Ornstein) January 5, 2023
Blind e nisi karrierën te Ajax duke debutuar në vitin 2008, para se të huazohej te Groingen në vitin 2010. Në edicionin 2012/13 ai u shpall futbollisti holandez i vitit pasi i ndihmoi Ajaxit të fitonte titullin e katërt radhazi.
32-vjeçari pastaj kaloi katër vite te Manchester United duke nënshkruar në vitin 2014 dhe fituar trofe si FA Cup, EFL Cup dhe Ligën e Evropës gjatë asaj periudhe.
Blind u rikthye te Ajax në vitin 2018 dhe kishte rol të rëndësishëm në atë edicion nën urdhrat e Ten Hag duke arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në përgjithësi, Blind zhvilloi 333 ndeshje duke shënuar 13 gola dhe asistuar 21 herë.