“E ktheu Casemiron në Madrid” – Tifozët tallen me atë se çfarë i bëri Grealish mesfushorit të Man Unitedit
Casemiro është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale për shkak të mënyrës se si ylli i Manchester City Jack Grealish e turpëroi me një driblim gjatë triumfit 6:3 kundër Manchester Unitedit të dielën.
Mesfushori mbrojtës, i cili i kushtoi Unitedit hiç më pak se 80 milionë euro për ta blerë nga Real Madridi këtë verë, u fut në lojë nga banka e rezervistëve kur akrepat shënuan një orë lojë në Etihad.
Por braziliani, që ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje si titullar këtë sezon në Premierligë, u mirëprit vrazhdët në derbin e Mançesterit nga Grealish.
Anësori anglez e turpëroi Casemiron me një lëvizje të vetme mashtruese, duke e bërë 30-vjeçarin të rrëzohet në kokërr të shpinës në fushë.
Grealish sending Casemiro back to Brazil 😭😭 #MCIMUN pic.twitter.com/KuNTM2nIqw
— 🪙™️©️🇳🇬🇺🇸🏴☠️ (@CFCSammy___) October 2, 2022
Ishte një pasdite e vështirë për skuadrën e Erik ten Hag, e cila po humbiste 4:0 vetëm pas pjesës së parë, pasi Phil Foden dhe Erling Haaland shënuan nga dy herë secili.
Trajneri i Unitedit u përpoq të sigurohet pas pjesës së parë, duke i futur në lojë dyshen Luke Shaw dhe Casemiro. Për brazilianin kjo ishte vetëm paraqitja e katërt për djajtë e kuq deri tani.

Dhe kjo mund të jetë një paraqitje për t’u harruar sa më shpejt për të për disa arsyeje, veçanërisht për mënyrën se si e dribloi Grealish.
Tifozët në rrjetin social Twitter reaguan ndaj aftësive brilante të yllit anglez duke e tallur brutalisht ish-mesfushorin e Real Madridit.
“Si mund Grealish ta ulë në fushë Casemiron kështu?” shkroi një tifoz.
Një tjetër shkroi: “Jack Grealish ia mbaroi karrierën Casemiros para se ai ta prekte topin në këtë lojë”.
“Jack Grealish e rrëzoi Casemiron, mirë se vjen në Premierligë”, shkroi një tjetër.
“Jack Grealish e ktheu Casemiron në Madrid”, u tall një tjetër.
Tani për tani, trajneri holandez e parapëlqen mesfushorin skocez Scott McTominay para Casemiros, prandaj braziliani nuk po luan titullar.

