E kryer, Wilfried Zaha kalon te Galatasaray
Galatasary ka kompletuar transferimin e sulmuesit Wilfried Zaha, që ishte agjent i lirë pasi u largua nga Crystal Palace.
Kampioni i Turqisë është duke vazhduar të përforcohet në mënyrë që të bëhet gati për rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se Galata e ka kompletuar marrëveshjen me Zahan, i cili pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Dokumentet janë duke u plotësuar derisa është caktuar edhe data për testet mjekësore, ku pastaj do të ndodh edhe zyrtarizimi.
Wilfried Zaha ✖️ Galatasaray 🟡🔴🇹🇷
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 23, 2023
◉ Agreement reached between parties.
◉ Documents being checked soon.
◉ Club booking medical tests.
◉ Three year deal expected.
Here we go ✨✔️ pic.twitter.com/aLMY2bApb4
Zaha ka pasur mundësinë që ta rinovojë kontratën me Crystal Palace, por vendosi ta refuzojë meqenëse u bind nga projekti i Galatas.
Lojtari pritet të fitojë rreth 6 milionë euro në vit, ndërsa kjo mund të ndikojë edhe te blerja e kosovarit Milot Rashica, që tani është rikthyer në stërvitje te Norwich City.
Zaha ka zhvilluar plot 450 ndeshje për klubin anglez, ku ka shënuar 90 gola dhe asistuar plot 76 herë.