E kryer, Thomas Muller vazhdon me Bayernin
Mesfushori Thomas Muller ka vendosur të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 me Bayern Munichun.
E ardhmja e gjermanit ishte në dyshime këta muajt e fundit, me Manchester Unitedin si opsion megjithatë gjithnjë qëndrimi në “Allianz Arena” ishte prioritet.
Gazetari Christian Falk ka njoftuar se tani më gjithçka është e kompletuar dhe Muller nuk do të largohet në verë, përkundrazi do të rinovojë deri më 2025.
Ndërkohë, Fabrizio Romano raporton se edhe trajneri Thomas Tuchel ka diskutuar me gjermanin për ta bindur të rinovojë.
“Thomas Tuchel e ka pranuar ofertën e Bayernit për rinovimin e kontratës, do të nënshkruajë deri në qershorin e vitit 2025. E kryer".
“Muller nuk do të largohet si agjent i lirë, duke qëndruar edhe për një tjetër vit. Tuchel gjithashtu bisedoi direkt me Mullerin direkt pasi donte që ai të qëndronte”, shtoi gazetari italian.
🚨🔴 Thomas Müller has accepted FC Bayern contract proposal — he will sign new deal until June 2025. Done.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 18, 2023
Agreement reached as revealed by @cfbayern, Müller will not leave as free agent — staying one more year.
Tuchel also spoke to Müller directly as he wanted him to stay. 🤝🏻 pic.twitter.com/28y1IGEYcp
Muller pëlqehej shumë nga Man Unitedi si dhe klubet arabe, por asnjëherë nuk i konsideroi këtë oferta pasi është që shumë vite pjesë e gjigantit gjerman.
Tani, Muller synon të zhvillojë sa më shumë minuta për të marrë një ftesë nga Julian Naglesmann në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.