E kryer, Marco Verratti kalon te Al Arabi - NACIONALE

E kryer, Marco Verratti kalon te Al Arabi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Marco Verratti në ditët në vijim do ta kompletojë transferimin te skuadra nga Katari Al Arabi.

Derisa afati veror në disa vende në Evropë është kompletuar, në Katar do të jetë e hapur deri më 18 shtator, që nënkupton se kanë edhe një javë kohë për të sjellë lojtarë të rinj.

Verratti nuk është në planet e PSG-së që kur Luis Enrique mori drejtimin dhe tani duket se gjithçka është kompletuar që ai të largohet nga “Parku i Princave”.

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se 30-vjeçari ka arritur marrëveshje me Al Arabi dhe do të udhëtojë brenda 24 orëve të ardhshme për në Doha që të mbyllë zyrtarisht transferimin.

PSG e donin që nga fillimi shitjen e Verratit, derisa kanë arritur me marrëveshje me klubin nga Katari për 45 milionë euro.

Verratti gjithashtu s’ishte pjesë e skuadrës së kombëtares Italiane në qershor shkaku i minutazhës së ulët, ndërsa as s’u ftua në këto kualifikuese nga Luciano Spalletti ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Verratti do të jetë një ndihëm e madhe për Al-Arabi meqenëse renditen në pozitën e gjashtë në tabelë me vetëm tre pikë pas tre xhirove të para.

Lajme të ngjashme