E kryer, Man United arrin marrëveshje me Chelsean për Mason Mountin - NACIONALE

E kryer, Man United arrin marrëveshje me Chelsean për Mason Mountin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka arritur marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar me mesfushorin Mason Mount, në një marrëveshje që mund të vlejë 60 milionë funte.

“Djajve të Kuq” iu refuzua oferta prej 55 milionë funteve javën e kaluar nga Chelsea, por tani janë pajtuar që të paguajnë 55 milionë funte, plus 5 milionë bonuse.

Klubi londinez tani i ka dhënë leje Mountit që t’i kryejë testet mjekësore, me dy skuadrat që do të plotësojnë dokumentacionin.

Man United e kishte paralajmëruar Chelsean se nuk do ta përmirësonte më atë ofertën e tretë, duke nisur të konsiderojë alternativa tjera pasi “Blutë” bën një kundërpropozim prej 58 milionë funte dhe 7 milionë funte bonuse.

Sidoqoftë, takimi i fundit ka bërë që dy rivalët të gjejnë “gjuhën e përbashkët”. Mount kishte edhe një vit të mbetur në kontratë, mirëpo refuzoi rinovimin meqenëse preferoi një aventurë të re.

24-vjeçar ishte produkt i akademisë së Chelseas dhe ka bërë 195 paraqitje për klubin që kur iu bashkua ekipit të parë, duke shënuar 33 gola.

Mount ka vuajtur me lëndime në edicionin e kaluar derisa edhe humbi ndeshjen e fundit të sezonit, në barazimin kundër Newcastle Unitedit.

Lajme të ngjashme