E kryer, Clement Lenglet do t'i bashkohet Tottenhamit
Tottenham ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shërbimet e qendërmbrojtësit Clement Lenglet.
Francezi do të jetë huazim për një vit, derisa tani marrëveshja e plotë është arritur mes tre palëve.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se do të jetë huazim për një edicion, mirëpo nuk do të përfshihet asnjë klauzolë blerje.
"Tottenham pritet ta transferojë Clement Lenglet nga Barcelona, e kryer. Arrihet marrëveshja për huazim, deri në qershor 2023. Lenglet ka pranuar javën e kaluar, marrëveshja personale e arritur".
Klubet mbesin në kontakt për detajet e fundit, nuk ka opsion për klauzolë blerje", shkroi ai.
Tottenham are set to sign Clément Lenglet from Barcelona, here we go! Loan deal agreed, valid until June 2023 - Lenglet already accepted last week, personal terms agreed 🚨⚪️ #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2022
Clubs still in contact on final details - there’s no option to buy clause included, as of now. pic.twitter.com/LchnxvxvlP
Ndërkohë, këto vitet e fundit Lenglet nuk ka qenë aspak i nevojshëm te Barcelona, duke mos zhvilluar minuta aq sa duhet.
Blaugranasit kanë provuar ta shesin disa herë, mirëpo që asnjë marrëveshje nuk ishte arritur me asnjë klub, ngase ky i fundit preferonte qëndrimin në “Camp Nou” me shpresën që të rikthehej në pozitën e titullarit.
Tottenham në krye me Antonio Conten është duke kryer revulocion në rindërtimin e skuadrës dhe janë si klub në negociata edhe me tre apo katër futbollistë të tjerë.
Deri më tani përpos shërbimet e Lenglet, Spurs kanë kompletuar edhe katër nënshkrime tjera, si Perisic, Bissouma, Richarlison dhe Forster.