E kryer, Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e Nkunku
Chelsea ka arritur ta gjejë formulën për transferimin e Christopher Nkunku nga Leipzig. Ai pritet ta veshë fanellën e klubit londinez nga korriku i vitit të ardhshëm.
Pronari i Chelseat, Todd Bohley, po bën çmos që ta ndërtojë një ekip sa më konkurrues. Ai së bashku me zyrtarët e klubit kanë arritur që ta përmbyllin me sukses misionin për ta siguruar transferimin e futbollistit francez, Christopher Nkunku.
Lajmin e bën të ditur gazetari dhe njëherësh eksperti i transferimit të lojtarëve, Fabrizio Romano Ai shkruan se tanimë gjithçka mund të konsiderohet e kryer dhe se fantazisti i Leipzigut do t’i bashkohet Chelseat nga faza përgatitore për fillimin e sezonit të ardhshëm.
“Është arritur marrëveshja për Christopher Nkunku. Ai tashmë ka nënshkruar. Gjithçka tani është e konfirmuar. Të gjitha dokumentet dhe kontratat janë nënshkruar. Gjithçka është mbyllur 100%”, shkruan Romano.
Christopher Nkunku deal, signed and sealed — here we go now confirmed. All documents and contracts are also signed, it’s 100% closed. 🔵🤝🏻 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 17, 2022
French striker can be considered new Chelses player, starting from July 2023. It’s all signed/sealed with RB Leipzig and player side. pic.twitter.com/u0gOytyM4U
“Sulmuesi francez mund të konsiderohet futbollist i ri i Chelseat nga korriku i vitit 2023. Të gjitha nënshkrimet janë vënë në letër qoftë me Leipzigun, ashtu edhe me përfaqësuesit e lojtarëve”, përfundon ai.

Javë më parë kishte qenë “Le10Sport” ai që raportonte për arritjen e ujdisë mes dy klubeve për një shumë rreth 53 milionë funtave, që ishte edhe klauzola që kishte vendosur Leipzigu për largimin e tij.
Nkunku ishte në mesin e futbollistëve të ftuar nga Didier Deschamps për Kupën e Botës, por ishte një lëndim që bëri që ai ta braktiste grumbullimin e kombëtares, duke mos pasur mundësinë që ta shijojë një përvojë të tillë.
Forma e jashtëzakonshme e Nkunku
Gjatë dy viteve të fundit Nkunku ka treguar shkallë të lartë të paraqitjeve me fanellën e klubit gjerman të Leipzigut, duke rënë në sytë e shumë skautëve të futbollit.
Gjatë këtij edicioni në Bundesliga ai ka shënuar dymbëdhjetë (12) gola në pesëmbëdhjetë (15) paraqitje, me ç’rast ka kontribuar edhe me dy (2) asiste tjera.
Një formë po kaq të mirë ai e ka demonstruar edhe në kompeticionin më të vlefshëm për klube, në atë të Ligës së Kampionëve, ku ka shënuar tri (3) gola në gjashtë (6) paraqitje), duke ia shtuar këtu edhe një (1) asist.

Padyshim që prej largimit të Werner, ai ka qenë futbollisti kryesor i Leipzigut. Këmbëshpejti 25-vjeçar tani e tutje do të mund që t’i sprovojë aftësitë e veta në një kampionat akoma më elitar çfarë është Premierliga.
Kujtojmë se për shërbimet e tij kanë qenë të interesuara edhe disa klube të tjera, por ishte Chelsea ai që tregoi më shumë vendosmëri.

