Armando Broja humb sezonin, i nevojitet operacioni në gju - NACIONALE

Armando Broja humb sezonin, i nevojitet operacioni në gju

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli shqiptar Armando Broja nuk do të arrijë të luajë më për Chelsean gjatë këtij edicioni.

Shqiptari ishte titullar në sfidën ndaj Aston Villas në Dubai, ku pastaj pësoi një lëndim të rëndë në gju, ku si pasojë u largua me barela nga fusha, derisa dëgjohej duke bërtitur me të madhe.

Pas testeve mjekësore të realizuara, është mësuar që Broja ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë, andaj do ta humbas tërë edicionin.

Gazetari italian Fabrizio Romano shkroi së fundmi që Broja ka këputur ligamentin e kryqëzuar dhe ka nevojë me patjetër për një operacion.

"Lajme të këqija për Chelsean. Armando Broja do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit pasi ka nevojë të operohet pas lëndimit në ACL, më kanë thënë se ai shpreson të jetë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm".

"Është një këputje e ligamentit të kryqëzuar", shkroi ai.

Kjo padyshim është lajm shumë i keq për Chelsean, ngase tani mbesin vetëm me dy numra nëntë, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Kai Havertz.

Përndryshe, do të jetë një humbje e madhe edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do t’i nis kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, gjatë muajit mars.

Në aspektin sportiv, Broja që ishte pranë largimit gjatë afatit kalimtar veror, nuk është se u përdor shumë këtë edicion, duke qenë në stol dhe shumicën e minutave i zhvilloi si inkuadrues.

Ai në Premierligë brenda 12 paraqitjeve ka shënuar një gol, si dhe ka asistuar një tjetër.

Lajme të ngjashme