Armando Broja rrezikon të qëndrojë për disa muaj jashtë fushës pas lëndimit ndaj Aston Villas - NACIONALE

Armando Broja rrezikon të qëndrojë për disa muaj jashtë fushës pas lëndimit ndaj Aston Villas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Chelseas, Armando Broja u largua me barela nga fusha në miqësoren ndaj Aston Villas, shkaku i një lëndimi në gju.

Shqiptar ishte titullar në ndeshjen që po zhvillohej në Abu Dhabi, ku në përpjekje për ta marrë topin kishte një incident me mbrojtësin kundërshtar Ezri Konsa.

Broja u rrëzua pas një prekje të Konsas, ku u pa në dhimbje mjaft të mëdha derisa mbante gjurin e djathtë me dorë.

21-vjeçari u largua menjëherë me barela nga fusha, derisa ka frikë se mund të ketë pësuar ndonjë këputje të ligamenteve, ku nëse është e vërtetë atëherë e rrezikon tërë sezonin.

Kjo do të jetë edhe një mungesë mjaft e madhe edhe për trajnerin e Chelseas, Graham Potter sepse e le klubin me vetëm Kai Havertz dhe Pierre-Emerick Aubameyang si opsionet e vetme si numër nëntë.

Broja ka bërë 18 paraqitje për Chelsean këtë edicion në të gjitha garat, duke menaxhuar të shënojë dhe të asistojë nga një herë. Ai ka pasur një rol të limituar, duke qenë titullar vetëm dy herë në Premierligë.

Broja ishte pranë largimit nga "Stamford Bridge" gjatë verës, pasi kaloi edicionin e kaluar huazim te Southampton, ku ishte i lidhur me kalimin te West Ham United, por në fund vendosi të qëndrojë te "Blutë".

Chelsea është duke vazhduar me përgatitjet për rikthimin në Premierligë menjëherë pas Kupës së Botës. Skuadra e Potter do të përballet me Bournemouth me 27 dhjetor.

Lajme të ngjashme