Le10Sport: Chelsea mbyll marrëveshjen me Leipzigun për Christopher Nkunkun
Sulmuesi Christopher Nkunku do t'i bashkohet Chelseas gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht se RB Leipzig konfirmoi se sulmuesi do të jetë për një kohë të pacaktuar jashtë fushës pas lëndimit të ligamentit të gjurit që e përjashtoi atë nga Kupa e Botës.
Chelsea raportohet se do të paguajë klauzolën e blerjes prej 53 milionë funte, derisa ishte zbuluar se në muajin shtator, francezi kishte kryer me sukses testet mjekësore në Frankfur për një lëvizje në "Stamford Bridge".
Gjiganti anglez mesa duket e ka mbyllur marrëveshjen pavarësisht lëndimit të lojtarit, me mediumin e njohur francez "Le10Sport", që raporton se tani gjithçka është çështje e kryer.
Agjenti i Nkunkut, Pini Zahavi mesa duket ka pranuar kushtet e marrëveshjes, me 25-vjecarin që do ta kompletojë lëvizjen me 1 korrik.
Nkunku ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje në Bundesliga këtë edicion, duke i ndihmuar RB Leipzigut ta shkojë në pushimin e Kupës së Botës si pozitë e tretë në tabelë.
Sulmuesi ishte një ndër futbollistët e ftuar për Kupën e Botës, por pastaj fatkeqësisht për të pësoi lëndim gjatë stërvitjes në kampin e Francës para se të udhëtonin në Katar.
Lëndimi i tij erdhi nga një ndërhyrje e ashpër e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Camavinga.
“Christo këputi ligamentin anësor në gjurin e tij të majtë më 15 nëntor teksa stërvitej me kombëtaren franceze”
“Është e paqartë se sa kohë do të jetë jashtë; ka disa opsione trajtimi për këtë lëndim”, ishte shkruar në komunikatën e klubit gjerman.
Nkunku u premtoi tifozëve pastaj se do të rikthehet edhe më i fortë pas lëndimit, ndërsa tha se Camavinga ishte 'shënjestruar padrejtësisht' pasi mesfushori pësoi abuzim racist pas ndërhyrjes së tij.
Nkunku u emërua lojtari i vitit në Bundesligë sezonin e kaluar pas një sezoni të frytshëm, ku shënoi 35 gola dhe asistoi 20 të tjerë në 52 paraqitje në të gjitha garat.
Forma e tij e pa atë të shpërblehej me një zgjatje të re dyvjeçare të kontratës deri në vitin 2026, megjithëse marrëveshja përfshinte një klauzolë lirimi prej 52.8 milionë funte.
Chelsea është parë prej kohësh si konkurrenti kryesor për nënshkrimin e Nkunku, me pronarin Todd Boehly që ka qenë që disa kohë gati për ta aktivizuar klauzolën e blerjes.