E kryer: Barcelona arrin marrëveshje me yllin 18-vjeçar nga Brazili
Vitor Roque, do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës, pasi ylli brazilian pritet shumë shpejt të nënshkruajë kontratë me katalunasit, kështu duke u transferuar nga kampionati brazilian ku luante për Athletico Paranaense.
Plani aktual i kampionit të Spanjës është që Roque t’i bashkohet skuadrës në janar të vitit 2024 dhe jo menjëherë.
Ai pritet të nënshkruajë për Barcelonën një kontratë afatgjate, që e mbanë atë deri në vitin 2028 në Camp Nou dhe transferimi i tij do të kushtojë rreth 40 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe bonuset e ndryshme.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, dokumentet tashmë janë gati, marrëveshja mes palëve ekziston dhe tashmë janë duke u bërë shikimet e fundit rreth kontratës, pra ka mbetur vetëm të nënshkruhet.
Vitor Roque to Barcelona, here we go! Brazilian gem born in 2005 will play for Barça. 🚨🔵🔴🇧🇷 #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 4, 2023
Understand documents are also done! Agreement fixed as Barça and Athletico Paranaense are checking all contracts.
❗️ Current plan is for Vitor to join Barça in January 2024. pic.twitter.com/yhH8gaBP5H
18-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit dhe shihet si një nga talentet më premtues. Tashmë ai ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren A të Brazilit, kur pati minuta për të në miqësoren kundër Marokut më 25 mars.
Për Athletico Paranaense ai ka bërë gjithsej 65 paraqitje, duke shënuar 22 gola dhe ka ndihmuar me tetë asiste.

