Viktor Roque: Futbolli brazilian e ka gjetur Ronaldon e ri - NACIONALE

Viktor Roque: Futbolli brazilian e ka gjetur Ronaldon e ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gati 30 vjet më parë, përkrahësit brazilianë ishin magjepsur nga një sulmues adoleshent i Cruzeiros, i cili po shndriste në ndeshjet me klubin dhe kombëtaren vazhdimisht.

Ronaldo Nazario. R9. Fenomeni.

Pasi debutoi në moshën 16-vjeçare, Ronaldo shënonte me një mesatare prej një goli për ndeshje gjatë kohës së tij të gjatë në ekipin e parë të Cruzeiros, para se të largohej në drejtim të Evropës dhe famës mbarëbotërore.

U deshën gati tri dekada që një sulmues tjetër të dilte nga Mineirao dhe të shkaktonte ngazëllimin të nivelit të njëjtë, por kur Viktor Roque mbërriti në ekipin e parë në vitin 2021, krahasimet me Ronaldon nisën menjëherë.

“Ai do të fluturojë shumë lart”, ishte mendimi i Ronaldos, tani pronarit të Cruzeiros, kur ishte pyetur për Vitorin në vitin 2022.

Ky lartësim erdhi në një kohë kur 17-vjeçari ishte në një formë të mirë, pasi i kishte shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje. Por nuk ishte zgjati, sepse, sikur Ronaldo, edhe ai u largua nga klubi para se të ishte në gjendje ta përmbushte potencialin e plotë.

Athletico Paranaense e bleu Vitorin nga Cruzeiro për një shumë rekorde për klubin, 4.4 milionë euro, në prill të këtij viti dhe ai ka filluar ta shpaguajë investimin e klubit në të tashmë.

Gjashtë javë pas kompletimit të marrëveshjes, ai u bë lojtari më i ri në moshën që shënon gol për Athleticon në ligë, para se ta thyente rekordin e njëjtë në Copa Libertadores një muaj më vonë me një gol të mrekullueshëm kundër skuadrës paraguaiane Libertad.

Megjithëse është në gjendje të luajë edhe në krah, pozita e parapëlqyer e Vitorit është qendërsulmues, ku është në gjendje ta mbulojë mungesën e fizikusit me shpejtësi dhe lëvizje inteligjente, si dhe me aftësi për të shënuar lehtësisht.

Pikërisht këto tipare të tij kanë rënë më së shumti në sytë e trajnerit të tij të ri në Athletico, i cili për koincidencë ishte edhe trajner i Ronaldos në kohën e tij më të mirë: Luiz Felipe Scolari.

“Çfarëdo që t’i kërkosh, ai e bën, por pozita e tij më e mirë është numër 9”, tha ish-trajneri i Brazilit Scolari.

“Ai e di si është të luash në atë pjesë të fushës, është në gjendje të gjejë hapësirë vazhdimisht dhe i parashikon mirë aspektet e tjera të lojës”, shtoi ai.

“Ai është ai 9-shi të cilin nuk do të doja ta markoja në kohën kur luaja futboll. Ai do të rritet shumë. Ai do të jetë ndër lojtarët prej të cilit Brazili do të përfitojë shumë kënaqësi.”

Se sa kohë do të ketë Scolari për të punuar me “Ronaldon e ri” para se ai të ikë drejt Evropës mbetet të shihet.

Thuhet se Real Madridi ka treguar interesim për të nënshkruar me Vitorin dhe ai nuk do të jetë klubi i vetëm në garë për shërbimet e tij.

“Nuk ka shpjegim, nuk është logjike”, tha babai i Vitorit, Juvental, pas lëvdatave të Ronaldos për të birin.

“Është kënaqësi ta dish që më i miri i botës po ta lavdëron djalin dhe se ai po e ndjek rrugën e Fenomenit”.

Lajme të ngjashme