Barcelona nis të mendojë për të ardhmen, afër transferimit të Vitor Roque dhe Arda Guler
Barcelona është pranë nënshkrimit me dy talentët, atë brazilian Vitor Roque dhe turkun Arda Guler.
Katlaunasit janë duke hasur probleme të vazhdueshme me gjendjen financiare, prandaj po shohin disa mënyra që të jenë aktiv në afatin veror, por që ua lejojnë rregullat e La Liga-s.
Një ndër strategjitë që po mendohet të përdoret është arritja e marrëveshjes me talentë, të cilët pastaj do t’iu bashkohen disa vite më vonë.
Fillimisht, Barcelona ka një marrëveshje në parim për 35 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse për talentin brazilian Vitor Roque.
18-vjeçari shihet në “Camp Nou” si zëvendësuesi adekuat i Robert Lewandowskit andaj Barça ka vendosur ta lërë huazim edhe për një edicionin tjetër, para se ta marrë në sezonin 2024/25, atëherë kur polaku do të mbush 35 vjet.
Arda Guler është një çështje e ngjashme. Mesfushori i talentuar turk ka një klauzolë lirimi në vlerën e 17.5 milionë eurove dhe tani drejtori sportiv Deco ndodhet në Stamboll që ta kompletojë marrëveshjen.
La Liga ia lejon Barcelonës të nënshkruajë me lojtarë që do t’iu bashkoheshin në vitet e ardhshme, prandaj blaugranasit do ta lënë turkun edhe për një tjetër edicion te Fenerbahce.
Një marrëveshje me Fenerbahcen për shërbimet e Guler ende s’është arritur, i cili kërkohet edhe nga shtatë gjigantë tjerë evropianë përfshirë rivalin Real Madrid.