E kryer, Barcelona arrin marrëveshje me Szczesnyn
Barcelona ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me portierin polak Wojciech Szczesny si zëvendësim për Marc Andre ter Stegen.
Gjermani këputi ligamentin në përballjen e fundit dhe humbi sezonin, andaj La Liga e lejoi të gjejë një zëvendësues pavarësisht që është mbyllur afati i verës.
Barcelona kësisoj ka kompletuar marrëveshjen me Szcezsnyn, i cili ishte pensionuar në verë pas largimit nga Juventusi.
“Barcelona arrin marrëveshje për të nënshkruar me Wojciech Szczesnyn si agjent të lirë. Një vit kontratë dhe testet mjekësore do të bëhen në ditët në vijim në Spanjë, propozimi është pranuar nga portieri”.
“Ai ka pranuar të rikthehet nga pensionimi për Barcelonën, duke qenë zëvendësuesi i Ter Stegen, i cili do të mungojë për tetë muaj”, shkroi ndër të tjera gazetari Fabrizio Romano.
Në listën e Barcelonës thuhet se ishin edhe emrat e Etrit Berishës e Keylor Navasit, por në fund kanë zgjedhur polakun.