E kërkon Man Utd, Real Sociedadi i vendos çmim të lartë Kubos - NACIONALE

E kërkon Man Utd, Real Sociedadi i vendos çmim të lartë Kubos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedit i është dhënë mundësia për të transferuar sulmuesin Takefusa Kubo pasi Real Sociedadi i ka vendosur çmim japonezit.

“Djajtë e Kuq” e pëlqejnë shumë anësorin dhe kanë dërguar disa herë skautë për ta vëzhguar, ku të gjithë kanë mbetur të impresionuar.

Kuba iu bashkua Sociedadit nga Reali për vetëm 5.5 milionë euro, por vlera e tij tashmë është rritur dukshëm.

Sociedad megjithatë është i hapur për ta shitur te ndonjë gjigant evropian, siç është rasti i Unitedit por minimum do të kërkojë 50 milionë euro.

Që kur iu bashkua Sociedadit, Kubo ka realizuar 15 gola dhe dhuruar 14 asistime në 67 paraqitje.

Anësori shihet te 20 herë kampioni i Anglisë si adekuati për të garuar me Antonyn për formacionin bazë, me brazilianin që po vazhdon të dëshpërojë me paraqitje jo të mira.

Në fakt, Unitedi do të ishte i hapur për shitjen e Antonyt por interesim kanë shprehur vetëm do klube braziliane dhe lojtari nuk e mendon rikthimin kaq herët në vendlindje.

Real Madrid ndërkohë ka të drejtë ta mohojë ofertën e parë të skuadrës angleze edhe në rast që Sociedadi pranon, pasi ka 50 për qind të drejtave të lojtarit.

Lajme të ngjashme