“E ka humbur buzëqeshjen”, babai i Ramsdale e kritikon Artetan pas situatën me Rayan - NACIONALE

“E ka humbur buzëqeshjen”, babai i Ramsdale e kritikon Artetan pas situatën me Rayan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Babai i Aaron Ramsdale ka kritikuar trajnerin Mikel Arteta se si po e vlerëson situatën e Arsenalit, por ka kërkuar nga mbështetësit të mos e “sulmojnë” David Rayan pas gabimeve të bëra.

Ramsdale humbi pozitën e titullarit pasi Arteta e transferoi Rayan nga Brentfordi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar.

Raya është kritikuar së fundmi pas disa paraqitjeve jo të mira që kur zëvendësoi Ramsdale, mirëpo babai i këtij të fundit, Nick, insiston se djali i tij është duke bërë çmos ta ndihmojë spanjollin të përshtatet.

Aaron e humbi atë buzëqeshjen që kishte kur e mbante topin në dorë”.

Është vështirë. Vështirë ta shohësh atë dhe t’i thuash se duhet të vazhdosh të buzëqeshësh”.

David Raya është portier i mirë dhe s’është faji i tij. Ai erdhi si portier, njësoi si Aaron kur Bernd Leno ishte aty. Për David Rayan, Aaron thotë se është djalë i dashur dhe punon shumë fortë dhe po e ndihmon aq sa mundet të përshtatet brenda në skuadër”.

Aaron po punon sa fortë po mundet. Po bën më të mirën për skuadrën. Do të bëjë gjithçka që ta ndihmojë Arsenalin ta fitojë Premierligën”.

Nëse Arteta e donte Rayan nga fillimi, që në fakt është e vërtetë. Problemi im i vetëm është se kur foli me zotëri Artetan në telefon para transferimit, ai tha se e donte Aaron”.

Pastaj e bleu David Raya, ai do të transferohet (pas huazimit). Aaron së fundmi nënshkroi kontratë të re katërvjeçare, ose tre me opsion me 12 muaj, prandaj nuk e di. Pse do të vazhdoni me një portier, ose cilin do lojtarë, e pastaj dy apo tre muaj më vonë të nënshkruar me një tjetër portier?”.

Nuk kemi ide, familja jonë nuk e dinte. Aaron nuk e dinte se nuk do të luante më. Çuditërisht ai s’ka luajtur dhe Arteta tha “Kam dy portier numër një, do t’i ndryshojë”, dhe ai po i ndryshon kur është Carabao Cup. Pastaj vjen raundi i tretë i FA Cup, nuk mund të shoh”.

Tani nëse pa Aaron, në stol ose me të, s’është e drejtë për Rayan. Të këndosh emrin e Aaron kur ai bën gabime, s’është mirë për askënd. Më bën mua të lumtur, por jo rezultatin e klubit, nuk është për qëllimet pra Premierligën ose Ligën e Kampionëve”.

Lajme të ngjashme