E çuditshme - Dieng dështon në testet mjekësore te Nice - NACIONALE

E çuditshme - Dieng dështon në testet mjekësore te Nice

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ishte një ditë e çmendur për futbollistin e Marseilles, Bamba Dieng, i cili ishte synim i skuadrës angleze Leeds United, por në momentet e fundit një ofertë e Nices, bëri që ai të qëndronte në Francë, dhe ndodhi ajo që nuk pritej nga askush të ndodhte, dështoi në teste mjekësore.

Dieng ishte tashmë gati t’i bashkohej Leeds United, madje kishte bërë gati avionin privat për të udhëtuar në Angli për ta përfunduar lëvizjen.

Për dështimin e tij në testet mjekësore ka raportuar gazetari italian Fabrizio Romano.

22-vjeçari senegalez ndoshta do të mbetet si rasti më u çuditshëm në këtë afat kalimtar veror, pas shumë ngjarjeve të ndodhura me emrin e tij në ditën e fundit të transferimeve.

Lajme të ngjashme