Dyshimet për rrahje në zhveshtore pas ndeshjes Ballkani-Drita: Këto janë pamjet e kamerave - NACIONALE

Dyshimet për rrahje në zhveshtore pas ndeshjes Ballkani-Drita: Këto janë pamjet e kamerave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të shtunën, pas ndeshjes Ballkani – Drita, e cila u mbyll baras 2:2, pati akuza nga ana e gjilanasve, konkretisht drejtori i klubit, Feti Murseli, se suharekasit i kanë sulmuar fizikisht, duke përmendur menaxherin e klubit nga Suhareka, Idriz Hajrizi.

Këto akuza nga Murseli u mohuan kategorikisht nga Hajrizi, por edhe nga klubi i Ballkanit, që doli me një komunikatë zyrtare.

Pas komunikatës së klubit, një tjetër reagim e bëri Murseli, që mes tjerash kritikoi ashpër nivelin e klubit të Ballkanit.

Emisioni ‘Kampionët’ në Kanal 10 ka publikuar pamjet e ngjarjes:

Lajme të ngjashme