Dyshimet për kurdisje: Trepça '89 e akuzon FFK-në se ia fitoi Ferizajt ndeshjen kundër Dukagjinit
Klubi mitrovicas Trepça '89 ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) se ka ndihmuar Ferizajn ta sigurojë "play-offin" e barazhit.
Në xhiron e fundit, Ferizaj mposhti Dukagjinin në kohën shtesë duke siguruar vendin e tetë në tabelë ku pavarësisht fitores ndaj Prishtinës, Trepça '89 ra nga liga.
Kësisoj, klubi mitrovicas ka dal me komunikatë zyrtare duke akuzuar FFK-në se e ka ndihmuar Ferizajn për ta siguruar barazhin.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
"Deklaratë për media.
Pas mbarimit të ndeshjes së sotshme Kryesia e KF Trepça '89 FC mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë.
Së pari urojm FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfar marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat.
U panë sot dashakqinjët e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën.
Nuk është fundi i Botës që bie Trepça'89 ngs Superliga por duhet ta dijnë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetëvite.
Kjo qka ndodhi në Ferizaj është fëtyra e vertetë e kësaj Federate.
Kështu është uzurpu ky institucion.
Marre i koftë Komiteti Ekzekutiv, si e ndjejnë vetën ata sot. Si kanë ftyrë të ballafaqohen me Familjar të tye, Shoqerisë, por për Ata fjala marre nuk egziston sepse Ata Marren e hajnë me bukë.
Përmes kësaj deklarate Ju kërkojm falje Sportëdashësve Mitrovicas por Jemi klub me traditë dhe do të kthehemi edhe më të fortë".
Përndryshe, edhe klubi mitrovicas dyshohet se e trukoi ndeshjen ndaj Prishtinës duke bërë një përmbysje në çastet e fundit.