Dybala shënon një gol fantastik në stilin e legjendës Totti në fitoren e Romës (VIDEO) - NACIONALE

Dybala shënon një gol fantastik në stilin e legjendës Totti në fitoren e Romës (VIDEO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Paulo Dybala, ka shënuar një gol fantastik në miqësoren e djeshme të Romës ndaj Latinës, në stilin e legjendës Francesco Totti.

Dybala dhe Andrea Belotti shënuan nga dy gola secili në fitoren e dytë miqësore të Romës këtë verë. Produkti i Akademisë Riccardo Pagano dhe mbrojtësi brazilian Roger Ibanez gjithashtu shënuan emrat e tyre në listën e golashënuesve.

Një nga golat e Dybalas ishte absolutisht mahnitës. Një përfundim i mrekullueshëm i golit që të kujton legjendën e Romës, Francesco Totti, që shënonte këso lloj golash në kohën e tij.

Verdhekuqtë tani janë larguar nga kryeqyteti dhe do të vazhdojnë përgatitjet e tyre parasezonale me seanca stërvitore dhe lojëra miqësore në Algarve të Portugalisë.

Në anën tjetër, Dybala është ende subjekt i raportimeve të shumta, pasi Chelsea është e interesuar për ta transferuar sulmuesin argjentinas, i cili me Romën ka një klauzolë lirimi.

Lajme të ngjashme